DYLON

Haziri ngushëllon familjen Haliti pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të familjes në Shqipëri

Haziri ngushëllon familjen Haliti pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të familjes në Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

“E nderuar familje Haliti,

EkoHigjiena

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram. /2LONLINE.com/