Sonte u nda nga jeta Xhavit Salihu, gazetar. Familjarët humbën anëtarin e tyre më të dashur, e ne gazetarët një koleg të shkëlqyer e i palodhshëm në profesion, e Gjilani humbi një qytetar të mirë e shembullor, një njeri me shumë vlera.
I ndjeri Xhavit Salihu,ishte gazetar, themelues i Radio stacionit më me zë në Gjilan, Radio Star.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë familja e tij e cila këtë lajm të hidhur e ka ndarë me miq për të njoftuar me dhimbje dhe pikëllim se Xhavit Salihu u nda nga jeta.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë.
Prehu i qetë mik, shok e koleg i dashur Xhavit. Do të mbetesh i paharrueshëm në kujtimet tona.