Celal Mustafa, ish-mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Turke dhe aktivist e drejtues politik, ka ndërruar jetë këtë të hënë, kanë bërë me dije familjarë dhe ish-bashkëpartiakë të tij.
Ai me dekada të tëra kishte punuar në Shkollën e Mesme të Ultë “Musa Zajmi”, por edhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku kishte ligjëruar lëndën Gjuhë dhe Letërsi Turke.
Njoftimi për vdekjen e tij është dhënë nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ku është thënë:
“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e mësuesit tonë të vyer Celal Mustafa, i cili i shërbeu shoqërisë së madhe turke dhe ishte anëtar i bordit drejtues të degës së KDTP Gilan-Dobırçan. Zoti e mëshiroftë të ndjerin, familjes dhe dashamirëve ju dëshirojmë durim”.
Varrimi do të bëhet të martën me 12 Dhjetor 2023, në Varrezat e Qytetit të Gilanit, pas namazit të drekës në Xhaminë Qendrore në ora 12:00. /2LONLINE/