(2L ONLINE) – Ka filluar së realizuari projekti për rivitalizimin e parkut të qytetit të Vitisë, projekt ky i Komisionit Evropian që po zbatohet nga IOM-i. Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi I këndit të lodrave për fëmijë, amfiteatër për të rinj, fontana, këndi i pensionerve etj.
Inspektimin e punimeve që po bëhen sot e ka bërë edhe kryetari Sokol Haliti më bashkëpunëtorë dhe është takuar me punëtorët që po punojnë. Kompania kontraktuese ka angazhuar rreth 40 punëtor që janë marrë nga Enti social i punësimit në Viti.
Po ashtu janë vizituar edhe punimet e rregullimit të bustit të diplomatit amerikan Richard Hoolbruk që do të inaugurohet në fund të këtij muaji. Ndërsa kryetari Haliti i shoqëruar edhe nga kryetari i Shoqatës shqiptare “Kosova-Shkupi” nga Bursa e Turqisë Rexhep Gyndyz, dhe me zyrtarë të tjerë komunal po ashtu kanë vizituar objektin e ri të shkollës së mesme teknike në Viti, ku edhe është biseduar mundësia për binjakëzimin e kësaj shkolle me një nga shkollat teknike të Bursës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, është biseduar edhe për këmbim të përvojave të nxënësve kosovar dhe atyre të Turqisë, si dhe mundësit për investime në këtë shkollë./2L ONLINE/