/2L ONLINE/ – Në komunën e Vitisë ka filluar realizimi i planit të mobilitetit,i cili është hartuar nga një grup punues, që i kanë bërë fillimisht një analizë gjendjes ne terren dhe kane propozuar planin e mobilitetit me qëllim të përmirësimit të qasjes dhe lëvizjes së lirë për te gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Me qëllim të përmirësimit edhe të infrastrukturës që do të ndikonte pozitivisht në realizimin sa më të mirë të këtij plani, Projekti DEMOS është duke realizuar projektin për rregullimin e disa vend parkingjeve nëpër qytetin e Vitisë.
Një ndër rrugët më të frekuentuara dhe që deri më tani ka shkaktuar kaos në trafik, ka qenë ajo tek vendi i quajtur “Te pasqyra” ku janë të vendosura edhe auto taksitë për relacionin Viti-Ferizaj. Në kuadër të projektit DEMOS, është rregulluar parku para ndërtesës skaj rrugës, dhe parking për taksitë është dislokuar në anën tjetër, duke i dhënë hapësirë të mjaftueshme atyre.
Gjithashtu, edhe për taksitë tek stacioni I autobusëve, por edhe tek xhamia e qytetit, janë ndërtuar trotuaret, respektivisht parkingjet për taksitë. Këto vend punishte i ka vizituar sot edhe kryetari I komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, të cilët kanë parë nga afër edhe parkingun tashmë të përfunduar tek objekti I ri në ndërtim i Administratës komunale të Vitisë.
Kryetari Haliti ka thënë se me këto projekte dhe ato që do të kryhen në qytetin e Vitisë, do të mundësojmë një ambient më të sigurt për qytetarët, si dhe një mundësi më të mirë të zbatimit të planit të mobilitetit në komunën e Vitisë. /2L ONLINE/