/2L ONLINE/ – Llogaritja verore e kohës ka filluar të dielën, në mëngjesin e 27 marsit, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate. Kjo do të thotë se do të flemë një orë më pak, por do të kemi një orë më shumë me dritë.
Në gjithë Evropën dhe në shumë vende tjera të botës llogaritja verore dhe dimërore e kohës praktikohet duke filluar nga vitet 80 të shekullit të kaluar.
“Ora verore” do të zgjasë deri në vikendin e javës së fundit të tetorit. Atëherë akrepat kthehen për një orë mbrapa dhe rrjedhimisht edhe gjumi do të zgjatet për një orë. /2L ONLINE/