DYLON

Nevrikosja i bën dëm zemrës

Avatar photo Redaksia

Çdokush prej nesh nevrikoset. Është një ndjenjë normale që gjithkush e provuar. Megjithatë nevrikosja i bën dëm zemrës. “Nëse nevrikoseni vazhdimisht dhe nuk e menaxhoni atë si duhet keni më shumë mundësi për atak kardiak,” thotë kardiologu Dave Montgomery nga një spital në Atlanta.
Kur jeni të nevrikosur, hormonet e stresit, përfshi adrenalinën dhe kortizolin, përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.

Në këto momente keni më shumë energji dhe ngushtohen enët e gjakut, trupi përgatitet për kundërpërgjigje.

EkoHigjiena

Sipas studimeve, personat që nevrikosen lehtësisht kanë 19% më shumë risk për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Prandaj evitoni në maksimum nevrikosjen dhe arrini ta mposhtni me këto 4 mënyra duke i thënë vetes:

“Unë nuk mund të arrij asgjë duke u nevrikosur me të tjerët, edhe nëse ata janë përgjegjës për një problem të caktuar. Duhet të reagoj në një tjetër mënyrë.”

“Sa rëndësi do të ketë kjo gjë pas 5 minutash, javësh, muajsh, vitesh”

“Nëse dhe nesër do të vazhdojë të jem i nevrikosur, do ta zgjidh nesër. Por, tani për tani po e lë këtë histori”.

“Sado që të nevrikosem nuk do të thotë që unë po kujdesem medoemos për zgjidhjen e problemit.”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.