Nga sot jemi me llogaritje verore të kohës, gjegjësisht ka përfunduar llogaritja dimërore. Me këtë rast, ju që nuk e keni bërë ende, akrepat e orës duhen shtyrë për një orë përpara.
Në gjithë Evropën dhe në shumë vende tjera të botës llogaritja verore dhe dimërore e kohës praktikohet duke filluar nga vitet 80 të shekullit të kaluar.
“Ora verore” do të zgjasë deri në vikendin e javës së fundit të tetorit. Atëherë akrepat kthehen për një orë mbrapa dhe rrjedhimisht edhe gjumi do të zgjatet për një orë.