Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Katër skuadrat e kualifikuar në këtë garë janë Barcelona, Bayern Munchen, Juventusi dhe Real Madrid.
Skuadra e Juventusit do të luajë kundër skuadrës së Real Madridit, kurse skuadra tjetër spanjolle Barcelona luan ndaj Bayern Munchen.
Pritet që gjysmëfinalet e “Championsit” do të prodhojnë futboll të bukur për shkak së në këtë rreth të garave janë kualifikuar top-klubet e mëdha evropiane.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 5-6 maj, kurse ato të kthimit më 12-13 maj. Ndërkaq finalja e madhe do të luhet në Berlin.
Në Nyon është tërhequr edhe shorti për garën e Europa League. Katër skuadrat e kualifikuar në gjysmëfinale janë Sevilla, Napoli, Dnipro dhe Fiorentina.
Skuadra e Napolit e cila e eliminojë Wolfsburgun në gjysmëfinale do të luajë kundër skuadrës së Dnipros, kurse në ndeshjen tjetër kampionia e kësaj gare Sevilla do të luajë ndaj Fiorentinës.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 maj kurse ato të kthimit më 14 maj.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=28285