/2L ONLINE/ – Nevzad Isufi, nga Lëvizja Vetëvendosje, Shef i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka thënë se edhe më tutje, si në vitin paraprak seancat e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. po mbahen pa të parin e Komunës, kryetarin, i cili është përgjegjësi kryesor për mënyrën e qeverisjen në komunën tonë.
‘Ne anëtarëve të Kuvendit, sidomos neve të opozitës, por besojë as për qytetarët nuk është dhënë ndonjë arsye bindëse për mungesat e tij. Mendojmë që këto mungesa të mëdha kanë reflektim në punën e drejtorive. Për këtë arsye mospërgjigjet në pyetjet tona, si anëtarë të Kuvendit kanë arritur në një numër të madh sa është vështirë për të qenë i saktë me shifra”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, deri më tash nuk është parë një qëndrim ngulmues i Kryetarit të komunës ndaj drejtorëve të tij, për t’i shtyrë ata që të qenë më koherent, më të përpiktë e më efikas në dhënien e përgjigjeve të anëtarëve të Kuvendit. Madje edhe kur këtë e ka bërë është dukur më tepër sugjeruese se sa detyruese.
“Kohëve të fundit ne e shohim se një reflektim i mungesës së Kryetarit të Komunës, si ndikim indirekt ka ndikuar edhe në Kuvend, përkatësisht edhe në mënyrën e kryesimit të Kuvendit, gjë që ka zgjuar edhe reagimin tonë, por edhe të pjesës tjetër të opozitës. E forma e këtij reagimi besoj se tashmë e njohur edhe për ju. E gjithë kjo nuk ka se si të mos ndikojë edhe në punën e përgjithshme të Kuvendit”, ka thënë Isufi i Vetëvendosjes.
Sipas tij, ky Kuvend nuk mund rezultojë me punë të suksesshme, nëse të gjitha hallkat e saj nuk luajnë mirë rolin e vet, gjithnjë sipas ligjeve e rregulloreve të miratuara nga vet anëtarët e Kuvendit. /2L ONLINE/