Healthcentral shpjegon se si jogurti ndikon në shëndetin e zorrëve, sidomos te meshkujt.
Sipas studiuesve, jogurti përmban dy lloje të baktereve që njihen për aftësinë e reduktimit të prodhimit të disa kimikaleve që mund ta shkaktojnë kancerin në traktin digjestiv.
Sipas shkencëtarëve të HarvardUniversity, jogurti ka potencial të lartë të luftojë qelizat kancerogjene, prandaj këshillohet të jetë pjesë e dietës tuaj. Një jogurt përmban kalcium, proteina, vitaminë B12, magnez dhe probiotikë.
Këta përbërës e mbajnë trupin të shëndetshëm duke përmirësuar sistemin e tretjes, duke e luftuar obezitetin dhe duke luftuar inflamacionet.