Shkruan: Florim Zeqa
Situatë më paradoksale në raportet mes dy shteteve shqiptare nuk kemi pasur asnjëherë deri më tani. “Lufta e ftohtë” mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare sa shkon e thellohet me injorime dhe kushtëzime reciproke siq e bëjnë shtetet armike ndaj njëra-tjetrës!
Opozita e ç’akorduar, pushtetarët e relaksuar
Mirëpo, situatën hiq më të mirë nuk e kemi as brenda forcave politike në vend, e cila është e shoqëruar me injorim dhe përbuzje të skajshme të opozitës nga ana e pushtetit dhe e kundërta, bojkotim të pushtetit nga ana e opozitës së ç’akorduar.
E quajtja të ç’akorduar opozitën për faktin se, asnjëra nga partitë opozitare nuk kanë qëndrim të përbashkët për zgjidhjen e krizës aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova. Përderisa partia më e madhe opozitare, PDK po kërkon shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK po kërkon mobilizim dhe unufikim të veprimeve unike opozitare për përballje me të keqën, kurse AAK po angazhohet për mocion të mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Thënë ndryshe, partitë opozitare nuk po merren me zgjidhjen e problemit, me dërgimin e një kërkesë unike drejtuar presidentes për rehabilitimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian, por, ato po merren me shkaqet e problemeve!
Presidentja duhet ta luaj rolin unifikues e jo vëzhgues të situatës në vend
Pas eskalimit të situatës në Veri të vendit e deri më tani, presidentja është sjellur me një indiferencë të paparë, duke mos e qartësuar pozicionin e saj shtetërorë në kohën kur shtetit të saj i vihen masa ndëshkimore nga bashkësia ndërkombëtare!
Një presidente që deri dje thirrej në vlerat demokratike të filozofisë politike rugoviane, gjegjësisht të ruajtjes së raporteve të mira dhe miqësisë tradicionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian, sot po i mungon guximi politik për të kundërshtuar kursin e gabuar politik dhe gjuhën jodiplomatike të kryeministrit aktualë.
Presidentja duhet të delë hapur me qëndrimin e saj personal si lidere shtetërore karrshi situatës së krijuar, e jo t’i ndjekë pas zhvillimet që po i ndodhin në shtetin e saj.
Kjo inidiferencë e presidentes, e ka kthyer atë në marionetë të kryeministrit dhe figurë të papërfisllshme politike në vendin tonë!
Ngritja e zërit të presidentes do të dëgjohej gjithandej globit
Ngritja e zërit të presidentes dhe kyqja e saj në dialogun e Brukselit, do t’i jepte kahje dhe dimension tjetër dialogut Kosovë-Serbi, do të ndikonte në përmirësimin imediat të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe do ta shpëtonte vendin nga katandisja e mëtutjeshme.
Thënë ndryshe, dialogu i Brukselit i zhvilluar në të njëjtat nivele, pra, në mes dy presidentëve të dy shteteve respektive, përveç se do t’i sjellte frymë të re dialogut, do të hapte mundësi
dhe përspektiva të reja për zgjidhjen përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.
Kyqja e presidentes në dialog, përveqse do të ishte çelës i zgjidhjes së ngërçit politik në dialogun e Brukselit, do ta shpëtonte Kosovën nga katandisja e mëtutjeshme në humnerën e thellë e të pa kthim!
Nëse opozita ia do të mirën vendit duhet t’i harrojë zgjedhjet në këtë kohë krize të thellë politike në të cilën është futur shteti i Kosovës dhe t’i lërë menjëanë inatet personale. Paraprakisht zgjedhjeve, opozita duhet të mendojë për zgjidhje efikase dhe të shpejta për ta shpëtuar vendin nga theqafja politike, e cila mund ta vëjë në pikëpyetje të ardhmen dhe ekzistencën e shtetit.
Sa më shumë që merremi me njëri-tjetrin aq më pak kohë do të na mbetet të merremi me problemet ekzistenciale për shtetin dhe qytetarët e vendit. Andaj, jo pa qëllim nuk e permenda asnjë emër të përveqëm në këtë shkrim të shkurtër autorial.
Të lutem o Zot bekojë mendjet e shëndosha dhe atdhetare! /2LONLINE/