Ka përfunduar xhiro e 10-të në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate shumë interesante. Por, këtë javë nuk ka pasur ndryshime në renditjen e golashënuesve, përveç Mendurim Hotit që është bashkuar me katër top shënuesit tjerë.
E pas xhiros së 10-të në Ipko Superligë, janë plot pesë futbollistë që ndajnë pozitën e parë për golashënuesin më të mirë.
Kastriot Rexha dhe Mendurim Hoti të Feronikelit kanë nga pesë gola, ndërsa numër të njëjtë kanë edhe Blendi Baftiu i Ballkanit, Arb Manaj i Trepçës ’89 dhe Gerhard Progni i Gjilanit.
Ndërkohë listën e top 10 shënuesve më të mirë në Superligë e përfundojnë pesë futbollistë të tjerë me nga katër gola.
Betim Haxhimusa dhe Gilberto Fortunato kanë shënuar nga katër herë për Dritën, ndërsa nga katër gola shënuar edhe Tomislav Busic i Gjilanit, De Paula i Vushtrrisë dhe Mërgim Pefqeli i Llapit.