DYLON

Shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe resorë të tjerë

Shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe resorë të tjerë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Arbër Ismajli dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, ka pritur në takim pune kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra.

Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillim ekonomik, në arsim, shëndetësi e resorë të tjerë.

Kryetari Haziri e ka falënderuar z. Mishra për vizitën dhe ofrimin e mundësive për bashkëpunim e investime direkte, e do që do ndikonte në zhvillim ekonomik lokal, e më mundësi të rritjes së numrit të punëtorëve.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë, ndërkaq ka shfaqur shpresën se në të ardhmen e afërt do t’i konkretizojnë bashkëpunimet në fushat e sipërpërmendura, në interes të vendeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.