Nuk do të ketë regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë derisa nuk krijohen kushtet për kthimin e popullatës shqiptare të shpërngulur nga viti 1999, është shprehur për Radiotelevizionin Presheva, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani, transmeton Titulli.
Destani pas paralajmërimit të kryeministrit të Serbisë Ivica Daciq i cili kërkon vërtetimin e numrit të banorëve në jug të Serbisë ka potencuar se ende nuk është shqyrtuar zyrtarisht në takimet e qeverisë propozimi për regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ivica Daciq ka rikujtuar se me liderët shqiptarë të këtyre tri komunave vetëm se ka biseduar nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuciq dhe ka thënë se edhe ai do të bëjë një gjë të tillë