Jeton Fetiu nga Kamenica, i cili muzikën e ka në shpirt, në një rrëfim për portalin 2LONLINE ka treguar për fillimin e karrierës së tij si këngëtar.
Fetiu njihet në gjitha trevat shqiptare si një rapsod, ku ka marr pjesë në festivale të ndryshme.
“Kam marrë pjesë në dhjetëra festivale, në të gjitha trojet shqiptare, ku jam shpërblyer me shumë çmime të vendeve të para”, ka thënë ai.
Fetiu thotë se me muzikë ka filluar në moshë të re.
“Qysh nga mosha 12 vjeçare kam dal në skenë, dhe deri më tani kam kënduar pothuajse me të gjithë rapsodët nga trevat shqiptare”, ka thënë Fetiu.
Rapsodi Jeton Fatiu, nuk këndon i vetëm, ai ka dy bashkëpunëtorë shumë të afërt dhe të dashur për të. Fatiu në të shumtën e rasteve ka afër vetës, dy djemtë e tij, Leonitin dhe Tefikun.
“Dy djemtë e mi e kanë trashëguar muzikën nga unë dhe tani këndoj me ata së bashku, Leonitin dhe Tefikun, por kryesisht në shumicën e rasteve këndoj me Tefikun. Jemi të njohur si babë e bir në shumë festivale, dasma, ahengje e shumë e shumë festa familjare, si në Kosovë, po ashtu edhe në diasporë”, u shpreh Fetiu për 2lonline, teksa tregon për bashkëpunimet që ka pasur.
“Unë si rapsod kam kënduar pothuajse me të gjithë rapsodët që i kanë trevat shqiptare dha kam bashkëpunim të shkëlqyer me ta. Jam i njohur me këngët ‘Djemtë e shqipes’ , ‘Kënga e Flamurit’, me këngë kreshnike e shumë këngë të tjera”, ka thënë rapsodi nga Kamenica, Jeton Fetiu. /2LONLINE/