(2L ONLINE) – Qendrim Jerliu, I lindur më 7 qershor të vitit 1998 identifikohet si futbollist jashtëzakonisht i talentuar dhe pjesë e klubit KF ‘’Shkëndija’’ në komunën e Gjilanit tash e 3 vite. I lindur në Gjilan, vendosi që me sport gjegjësisht me futboll të merret qysh para shtatë viteve, që stërvitjet e para për katër vite i zhvilloi në KF ‘’Elita’’ në Gjilan dhe talenti i tij është vërejtur mjaftë shumë jo vetëm në Gjilan, pasi ka treguar formë të lartë në kampet dhe provat e mbajtura dhe jashtë Gjilanit, ku janë të monitoruar nga drejtuesit e klubeve të mëdha e të njohura në botë.
Futbollisti në fjalë për Portalin 2L ONLINE ka bërë të ditur se ai vitin e ardhshëm pritet të udhëtoj për në Zvicër dhe atje do të testohet në prova.
2L ONLINE ka kontaktuar edhe me trajnerin e Qëndrimit të KF ‘’Shkëndija’’ Veton Xhemajli, i cili ndër të tjerash ka theksuar se këtij futbollisti nuk i mungon asgjë sa i përket një sportisti të vërtet.
‘’Qëndrimi është vërtetë një futbollist i talentuar i cili aktualisht mbanë pozitën e mesfushorit qendror dhe shumë shpejt me cilësitë që ka mund ta shohim duke luajtur në klubet më të mëdha e të njohura të futbollit’’ është shprehur Xhemajli.
Tutje Xhemajli pohoi se ky futbollist aktualisht është një ndër lojtarët më të mirë të klubit në fjalë.
Cilësinë si një futbollist shumë të talentuar e ka konfirmuar edhe Selim Muja po ashtu trajner në KF ’’Shkëndija’’.
‘’Padyshim se ky lojtar në një të ardhme të afërt do të identifikohet si sukses i madh për futbollin Kosovar. Si trajner me përvojë pune për më shumë se 30 vite vlerësojë se me kushtet me të cilat aktualisht ndodhet futbolli Kosovar ky futbollist do të mbërrijë shumë në karrierën e një futbollisti. Përveç kësaj ai është i veçantë në llojin e vetë’, ka thënë Muja.
KF ‘’Shkëndija’’ pjesë e së cilës është 16 vjeçari Qendrim Jerliu është shpërblyer nga Komuna e Gjilanit, për sukseset e arritura në karrierën e deritanishme.
Qendrim Jerliu është i gjatë 1.80 cm, mban pozitën e mesfushorit qendror në këtë klub. Ky i fundit beson të ketë një të ardhme të ndritshme me këtë sport dhe shpreson të ketë fatin që emri i tij të bëjë pjesë në grupin e emrave të njohur të futbollit evropian e botëror.
/Edona JERLIU /2L ONLINE/