/2L ONLINE/ – “Përveç zgjedhjes së Bordit të Drejtorëve, Ndërmarrja “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan po shënon progres permanent në të gjitha fushat, sipas matjeve të vazhdueshme dhe statistikave, falë një angazhimi të mirë që është duke ndodhur si nga menaxhmenti, poashtu edhe nga bordi i ndërmarrjes dhe nga bashkëpunimi e mbështetja e aksionerit, Komunës së Gjilanit, si në aspektin profesional poashtu edhe me investime konkrete”, ka thënë në konferencën me gazetarë, kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarëve Avdyl Jerliu.
Në fjalën e tij para përfaqësuesve të mediave, ka thëne se gjendja që ishte para disa viteve në Stacionin e Autobusëve ka ndryshuar në aspektin pozitiv, kjo falë një komunikimi të vazhdueshëm dhe gjithnjë në raport të zhvillimit të ndërmarrjes nga Komuna e Gjilanit.
“Në fillim të këtij viti si hap të parë Aksionari-Komuna e Gjilanit, ka hapur konkursin për zgjedhjen e bordit, i cili tashmë është zgjedhur dhe bashkëpunimi është i vazhdueshëm si me menaxhmentin, poashtu edhe me aksionarin dhe kjo po përkthehet pastaj me rezultate në punë dhe ndryshim pozitiv të gjendjes atje. Si ndërmarrje, gjatë proceseve të ndryshme janë trashëguar problem të shumta, sikur edhe në shumicën e Ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës, por me përkushtim të vazhdueshëm po tejkalohen dhe përmirësohen”, ka thënë Jerliu.
Ai ka potencuar se përkundër përparimit ka ende mundësi për më shumë angazhim dhe rezultate shtesë.
“Gjendja në përgjithësi me ndërmarrjen si një proces është e mire, megjithse bashkarisht me menaxhmentin dhe me biordin, po mundohemi që ta rrisim edhe më tutje performancën e kësaj ndërmarrjeje. Dinamika e punëve në ndërmarrje pas zgjedhjes së bordit ka filluar të shtohet dhe gjendja përditë e më shumë po sanohet. Trendet janë positive në bazë të informatave të ndërmarrjes, gjithashtu ky trend shihet edhe tek të hyrat më të mëdha financiare, gjithnjë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Këtë vitë Komuna e Gjilanit ka renovuar hapësirën e objektit në pjesën e brendshme, dhe si aksionar kryesor, Komuna është zotuar që në vitin e ardhshëm të kemi investime të mëdha të mjeteve financiare në mënyrë që udhëtarët të kenë kushte më të mira dhe shërbime të shpejta, e që në të njëjtën kohë përkthehet edhe në të hyrat më të mëdha për ndërmarrjen, mundësi shtesë për punësim si dhe mundësi më të mira dhe kushte për bizneset, duke e ndryshuar imazhin e jashtëm të Ndërmarrjes Stacioni i Autobusëve por edhe funksionimin e saj praktik”, ka thënë, në fjalën e tij, kryesuesi Avdyl Jerliu. /2L ONLINE/