Ish – Ministri serb i Punëve të Jashtme dhe ish – kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB –së me mandat njëvjeçar, Vuk Jeremeq ka shtuar shumë apetitet e vete politike e diplomatike. As më pak dhe as më shumë, ai ka ndër mend që në vitin e ardhshëm të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Për këtë synim të tij shkruan gazeta “Blic”, të cilsë i referohet Titulli, dhe e cila thotë se ëndrrën e tij, tash për tash, e përkrahin edhe kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Ivica Daçiq.
Mandat i Sekretarit aktual të KB-s Ban ki Monn skadon në vitin 2016.
Sekretari i ardhshëm i KB –së pritet të jetë nga vendet e Evropës lindore me procedurë rotative të gjashtë grupeve rajonale KB. Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet me mandat pesëvjeçar.
Gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme, Jeremiq arriti që në selinë e OKB së në Nju Jork të emetojë himnin nacionalist serb “Marshi i Drinës” dhe ta shqiptojë deklaratën e njohur anti Kosovë: “Kosova mund të hyjë në OKB vetëm sipër trupit tim të vdekur”.