Që nga fillimi i konfliktit në mars 2011, sipas Vëzhguesve Sirian për të Drejtat e Njeriut me Seli në Londër, më shumë se 200,000 njerëz janë vrarë në Siri. Vëzhguesit me seli në Mbretëritë e Bashkuara të cilët operojnë në territorin sirian për të Drejtat e Njeriut kanë lëshuar të dhënat të enjten e kaluar, duke shpalosur kështu të dhënat që tregojnë për 76.000 njerëz të vrarë në Siri vetëm gjatë vitit 2014, një dëshmi e cila paraqet vitin më vdekjeprurës të konfliktit katër-vjeçar. Rreth 17.790 të vdekur ishin civilë dhe 3.501 ishin fëmijë.
VEDAT XHYMSHITI — Unë kam qëndruar në Siri rreth gjashtë muaj gjatë vitit 2012, duke raportuar për Magazina të ndryshme evropiane dhe amerikane të lajmeve, të tilla si Der Spiegel, TIME, Paris Match, Sunday Times etj, si dhe duke depozituar fotografitë dhe pamjet audio-vizive për media të ndryshme siç janë APTN, AFP dhe EPA etj.
Lexo Reportazhin: “ALEPPO DHE REVOLUCIONARI I PANJOHUR!”
Që kur unë u tërhoqa nga Siria për shkak të arsyeve të sigurisë unë nuk kam qenë në gjendje të kthehem më në shkretëtirën e Lindjes së Mesme, në ditët e sotme shumica e territorit sirian, është i zënë nga grupi i luftëtarëve të huaj ISIS.
Brenda Sirisë, ka ende shumë sirian të Zhvendosur brenda Territorit të Përfshirë në Konflikt (IDP), nëpër një zonë mjaft të konsiderueshme të territorit me konflikt ka ende mësues, studentë, fermerë, furrtarë, këpuctarë dhe punëtorë sirian të armatosur, të cilët janë duke u përpjekur që të mbajnë territorin e tyre të lirë nga forcat qeveritare dhe forcat e huaja të armatosura me orientime të deklaruara fetare.
Këtë herë, unë dua të shkoj atje për njerëzit, për t’i dhënë Zë’ atyre që nuk kanë, për të dëshmuar e dokumentuar krimet e luftës kundër njerëzimit. Për të raportuar atë se çfarë po ndodh me konfliktin më vdekjreprurës në dekadën e fundit.
Unë kam nevojë për $ 17,000.00 (Dollar Amerikan) në mënyrë që të mundem t’i blej pajisjet e domosdoshme profesionale në mënyrë që të mund ta dokumentoj atë që unë do të jemë dëshmitarë brenda territorit. Kjo shumë e parave, gjithashtu do të më ndihmojë të blej një xhaketë antiplumb, i cili është i nevojshëm, si dhe sigurimin shëndetësor dhe atë të jetës.
Pra, nëse ju jeni të gatshëm për të mbështetur dërgimin e një dëshmitari në një luftë, kështu që ata që janë përgjegjës për krime lufte kundër njerëzimit nuk do të mund të kalojnë të pandëshkuar, ju lutem kontriboni me disa para për të mbështetur projektin ‘Jepjani Luftës një Dëshmitar!’.
| Kliko Këtu! — për ta financuar projektin tim! |
http://www.gofundme.com/returninSyria
Çfarë do të bëjë unë atje?
Unë do të dokumentojnë praninë e personave të zhvendosur në ato zona që janë të mundshme për t’u vizituar, unë do të shënojë praninë e tyre në hartë, do të përpiqem të krijojë një rrjet të civilëve të besueshëm, të cilët do t’i vëj në kontakt me organizatat humanitare që do të ndihmonin me ushqim, veshje, higjienë dhe gjëra të tjera të nevojshme për të mbijetuar, të cilat do të organizoheshin nga aktivistët civilë që jetojnë brenda territorit në konflikt.
Dëshmitë e njerëzve, vuajtjet e tyre do të dokumentohet nëpërmjet fotografive dhe video-pamjeve, të cilat do të jenë në dispozicion për organizatat humanitare si dhe për audiencën globale.
Ky udhëtim, do të bëjë të mundur finalizimin e librit tim lidhur me luftën civile dhe pasojat e saj në Siri!
FOTOGRAFITË NË SIRI ©Vedat Xhymshiti
1) SYRIA — For ZUMA Press Via-Corbis Images
2) Witnessing the Human Sufferings
3) Children Beyond The Bombs
• Rugëtimi im 6 mujor në Siri, gjatë vitit 2012 — http://www.youtube.com/watch?v=6xB-P-JewN8
• Intervistë dhënë TV-së Konbëtare Holandeze: http://youtu.be/JoR9OQEW4rM
• Profili im i pasqyruar nga Top Channel: http://youtu.be/6xB-P-JewN8