Vazhdojnë aktivitetet për nder të “Flakadanit të Karadakut” sonte u dha një shfaqje e baletit si dhe u hap ekspozita mbarëkombëtare.
Në kuadër të aktiviteteve për nder të Manifestimit ”Flakadanit të Karadakut”, sonte në orët e mbrëmjes, në sallën e koncerteve në Viti, u dha shfaqja “Drejtësi Tranzicionale” nga trupa e baletit kombëtar të Kosovës.
Më pas është bërë edhe hapja e ekspozitës mbarëkombëtare “ Flakadani i Karadakut” me kurator Prof.Mr. Kamuran Goranci Kurse vendin e parë në këtë ekspozitë, zuri artisti Erzen Vala.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani gjatë hapjes së ekspozitës mbarëkombëtare “Flakadani i Karadakut” ndër tjerash falënderoj kuratorin, Kamuran Goranci për punën e bërë në organizimin e kësaj ekspozite.
Kurse Naim, Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Viti, në emër të institucioneve komunale të Vitisë ndau një mirënjohje për punën e bërë nga z. Goranci. Ndërsa vet artisti u shpreh i habitur me organizimin e aktiviteteve për nder të manifestimit “Flakadani i Karadakut”.
Po ashtu gjatë këtij aktiviteti artistik vendin e parë e zuri artisti Erzen Vala.