Mbrëmë në Teatrin e Qytetit të Gjilani u dha premiera e shfaqjes teatrale “Big Brother – Vëllai i madh, Daja i madh, Halla e madhe”
Shfaqja ishte një parodi përqeshëse e formatit të spektaklit televiziv “Big Brother”.
Kjo shfaqje kishte për tematikë aktualitetin dhe qëllim motivimi që qytetarët të shkëputen nga këto platforma, duke u fokusuar në tema më përmbajtjesore.
“Big Brother – Vëllai i madh, Daja i madh, Halla e madhe”, nga Lirak Çelaj, regjisor Florent Mehmeti
Luajtën, sipas rendit alfabetik: Alban Shahiqi, Avni Shkodra, Emine Toska, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani, Safete Mustafa Baftiu, Tringa Hasani.
Skenografia: Bekim Korça, Kostumografe: Rudina Xhaferi, Muzika: Labinot Sponca, Assistent regjisor: Lirim Behluli. /2LONLINE/