Pasi ka ngadhënjyer në garat komunale në shah, ekipi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani ka vazhduar edhe me suksese të tjera, kësaj radhe duke zënë vendin e parë edhe në garat rajonale.
Ekipi i Gjimnazit, në finale ka mposhtur ekipin e Shkollës së Mesme nga Pozharani dhe me të drejtë dhe plotë meritë ka marrë vizën për të shkuar në garat finale në nivel Kosove, ku pa dyshim pritet që edhe atje të korrin suksese.
Duket se ekipi që udhëhiqet nga profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit, Blerim Shala, është përgatitur mirë për këtë garë dhe në asnjë çast nuk e ka vënë fitoren në pikëpyetje.
Të rikujtojmë se ekipi i Gjimnazit Natyrot “Xhavit Ahmeti” përbëhet nga nxënësit: Anilë Zuzaku, Melisë Fetahu, Gert Bajrami, Milot Haziri, Blerand Ajeti dhe Alpi Sahiti. Ky ekip ka përkrahjen e drejtorisë së shkollës dhe të gjithë stafit mësimdhënës.
Ky aktivitet është organizuar nga Federata e Sportit Shkollor, dega në Gjilan. /2LONLINE/