/2L ONLINE/ – Padyshim që si shoqëri nuk jemi ata që kemi qenë para disa vitesh ,njerëz të fjalës ,përgjegjësisë dhe moralit , këto veti i kemi humbur si shoqëri . Shumë gjëra të këqija , që po na ndodhin neve si shoqëri dhe askush nuk merr guximin të thotë , se kemi gabuar këtu apo atje , e që duhet marrë masa , por mundohen të na japin arsyetime deri te ato më banalet!
Këto veti që i kemi humbur , na vërtetoi edhe raporti apo ranglista e nxënësve kosovar në PISA,ku këtij raporti njerëz kompetent nga Ministria e Arsimit mundohen t’i japin sqarime , apo shkojnë aq larg sa që thonë ; – nuk e kuptoni mire apo nuk dini ta zbërtheni këtë raport ?! Ky i demaskoi të gjitha ato deklarime të zyrtarëve , se s’janë tjetër pos demagogji apo “përralla të mesditës” , të cilave vetëm ne ju besojmë ?! Më herët kemi thënë se arsimi është në fund të pusit , por raporti i PISA-s ,e nxori në sipërfaqe si të vdekur , anipse MASHT-i vazhdimisht është deklaruar , se kemi marrë praktika nga vende të ndryshme të Evropës për ta përmirësuar sistemin arsimor . Por nga larg,nga fushatat partiake , korruptive , gjyqësore , aferat “pronto” …kishte harruar , se të gjitha këto praktika apo “pilot projekte” kishin qenë të dështuara në “sistemin” arsimor në Kosovë , sikur ai të ekzistonte në vend tē sistemit korruptiv shtetëror!
Paramendoni , në vitin e ardhshëm shkollor parashihet , që në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë zbatimi i Kurrikulës së re,ndërsa mësimdhënësit ende nuk dijnë t’i dallojnë kompetencat nga rezultatet , siç nuk e dinë as pushtetarët , që nga MASHT-i , DKA-të , e deri te shkollat ?! Kjo nënkupton se do të mbahet një trajnim apo seminar një –tre ditor , nga i cili do të përfitojnë vetëm trajnerët me shpëlarje parash , nēn “reklamën” se trajnimin do ta mbajnë “ekspertë” ndërkombëtarë , ndërsa arsimtarët nuk besoj se mund të përfitojnë nga kjo kohë shumë e shkurtër,kur dihet se mësimdhënësit nga shkollat “pilot” kanë ndjekur trajnim 3 muaj dhe prapë ka probleme!
Shume shpesh na është thënë , se do të fillojmë me kurikulën e re,rishikim të teksteve dhe në fund edhe digjitalizimi i teksteve . Prapë, përralla…!? Ja pse po them përralla!
Tekstit tē gjeografisë , klasa 6-të nuk i është hequr e as shtuar asnjë pikë a presje! Ky është rishikim ! Teksti i gjeografisë klasa 7-të ,vetëm tek njësia Evropa edhe pse e vogël ka shumë shtete-është bërë ndërhyrje ku në vend të 44 shtete sa kanë qenë të shënuara tash është 46 dhe tabela me shtete shumë të vogla , të vogla , të mesme dhe të mëdha . Nuk kanë bërë as përmirësim tek njësia –Klima e Evropë Jugore , faqe 12 e ku duhet të jetë vetëm –Klima e Evropës.
Teksti i gjeografisë klasa 8-të ,ka rishikim , por duhet më shumë sidomos tek kontinenti Afrikan. Teksti i gjeografisë klasa 9-të , janë hequr disa shtete të Ballkanit , sepse mësohen në klasë të VII,ndërsa tek përmbajtja për Kosovën dhe Shqipërinë , as edhe një presje nuk është shtruar . Besoj shumë se këso rishikime kanë edhe shumë lëndë tjera . Pra, ky “rishikim” është vetëm njëri prej 1001 problemeve , që ka sistemi arsimor në Kosovë . Urgjentisht duhet të formohen një grup ekspertësh –mësimdhënës e jo ekspertë me doktoratura të natës apo ndërkombëtarë , ndërsa këta këshilltarët e ministrit , fund e krye duhet të japin dorëheqje , sepse e kanë “mësuar shumë mire”.
Kush është fajtor? Padyshim që jemi të gjithë,sistemi, legjislacioni, ministri, këshilltarët, mësimdhënësit, prindërit, nxënësit, etj,etj..!
“Sistemi arsimor “është bërë si ato veshjet , që janë të grisura nga tē gjitha anët , e ku nuk mundesh të intervenosh askund për me “harrnu” . Pra , ky sistem duhet të ndryshohet rrënjësisht .
Mësimdhënësit janë fajtorë , sepse lypin përmbajtje që nuk ju hyn në punë , sepse mundohet gjithë atë material , që është në tekst duhet ta mësoj nxënësi . Pastaj trajnimet , që me të vërtetë na ndihmojnë aspekte tē mësimdhënies e mësimxënies e që shumë mësimdhënës nuk kanë as edhe 20 trajnime.
Prindërit janë fajtorë , sepse thonē ; djali – vajza ime e njeh lenden , pse ēshtē vlerēsuar me 2 , 3 e 4 , e jo me 5 ?! Pra , prindi nuk e kupton se kjo katërshe është më e vlefshme se iks pesëshe pa meritë . Prindi nuk e përgatit fëmiun e tij , se duhesh të mësosh për dije e jo për një numër – notë ? Pastaj , ia plotëson tē gjitha kushtet , e ky si shpërblim nuk njeh askend , as prind e as mësimdhënës . Pas kësaj , shumë prindër ndoshta po i bien pishman , por është shumë vonë për ta kthye procesin nga fillimi. Nxënësit tanë jo rrallë herë , humbin vëmendjen , nuk logjikojnë gjatë kohës së mësimxënies . Këta logjikojnë , se si të ofendojnë mësimdhënësin , shokun – shoqen , apo mendojnë si të bëjnë ndonjë veprim (marri ) , që do t’i bējë të qeshin gjatë gjithë ditës . Dyshimi kryesor lind,se shumë nxënës edhe gjatë testimit të PISA-s , kanë qenë të preokupuar me Facebookun apo Instagramin …?!
Por,”komandanti” i kësaj marrie është personi apo grupi që ka pranuar të hi në këtë vlerësim pa e ditur gjendjen reale në shkollat e Kosovës. Ndoshta “ky” e “këta” kanë menduar se PISA është testi i arritshmërisë apo i maturës!
P.S: Pjesë e testit vlerësues ndërkombëtar për arsim qenkan 72 vende,e dihet se në botë kemi më shumë shtete!Por,ajo që lexova është se Kosova vet ka aplikuar për t’u përfshirë në grupin e shteteve që aplikojnë këtë test,ndërsa Serbia nuk ka aplikuar duke thënë se nuk është e gatshme për këtë test. Pra kjo i bie që hallin vetës nuk ja dimë dhe jemi në gjendje me pranua gjithçka,dite s’dite,mundesh s’mundesh,kryesore me qenë në hap me Evropën. /2L ONLINE/