Para nisjes së seancën së sotme nuk munguan as bashkëbisedat e ndryshme mes anëtarëve të Kuvendit Komunal nga subjektet të ndryshme politike. Ajo që ra në sy ishte edhe bisedat mes Avdyl Aliu (LDK) dhe Ibish Ibishi (AAK) e që nuk mund të anashkalohet edhe ideja se në këtë bashkëbisedë ka edhe ndonjë fjalë sa i përket koalicioneve të mundshëm.
Siç dihet, përkundër fjalës së thënë publikisht nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri se do të bëhej e ditur, qysh javë më parë, ekipi i drejtorëve komunal, e me këtë edhe të kuptohen matematikat e koalicioneve të mundshme, edhe sot akoma nuk kemi as koalicione zyrtare, e as drejtorë të emëruar për Bordin e ri.
E, të pyetur nga 2LONLINE, se mos biseda e tyre ka të bëjë edhe me koalicione, Ibishi i AAK-së, konfirmojë për bisedime dhe për rrugën e mirë të përafrimit, por që akoma nuk ka konkrete asgjë, ndërsa Avdyl Aliu i LDK-së, dha një përgjigje të shkurt e interesante duke thënë: “ Jemi në të njëjtat frekuenca, në të njëjtën orbitë dhe shumë shpejtë do të bëhet i ditur rezultati i bisedimeve”.
Siç dihet në qeverisjen e kaluar LDK e AAK- kanë qenë në bashkëqeverisje, bile AAK, përveq besimit për të drejtuar drejtori komunale, ka pasur edhe pozitën e nënkryetarit të komunës.
Përndryshe, burimet e 2LONLINE, brenda komunës por edhe brenda LDK-së thonë se gatishmëria është që koalicioni i LDK-së, si parti fituese, të ndërtohet me të gjithë të tjerët, përveç PDK-së dhe Vetëvendosjes. Përndryshe, këto dy subjekte edhe ashtu kanë dërguar mesazhi ne qartë se tani më janë një opozitë dhe do ta luajnë këtë rol në mënyrë konstruktive duke pasur në fokus mbrojtjen e interesit qytetar.