(2L ONLINE) – Rinia dhe nxënësit e Shkollës “Agim Ramadani’ të Zhegrës, me përkrahje të plot të Mësimdhënësve, Bashkësisë lokale dhe Iniciativës Qytetare të Zhewgrës – IQZH-së, me idetë e tyre, formuan një Grup të aksionit për ta ndihmuar fondin e Agbesës, për t’i ofrua mundësinë e shërimit sa më të shpejt dhe kthimin në mesin e shokëve, shoqeve dhe shkollës së saj.
Agbesa Veselin, nxënëse e shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër, ka probleme me boshtin kurrizorë. Përshkrimi nga ekspertët më eminent kosovarë është: “Korrigjim i Skoliozes – Fusionim Postelatoral Torakolumbal (me Implante-Vida Pedikulare)”, dhe sipas një parallogaritje, 20.000.- € do t’i duhej për shërimin e saj jashtë vendit.
Kryesuesi i grupit, i riu Zgjim Avdiu thotë për 2L ONLINE se ndjehen të lumtur që po mundohen ta ndihmojnë Agbesën. “U ndjeva shumë i lumtur që u përkrahëm nga të gjithë, që edhe ne, nxënës e rini, bëhemi pjesë e këtij aksioni humanitar, ta ndihmojmë Agbesën moralisht e materialisht, dhe ta kthejmë sa më par që është e mundur në mesin e shokëve, shoqeve, moshatarëve të saj”, ka thënë Avdiu.
Përndryshe aksioni i këtyre të rinjve do të jetë nën moton:
“JEMI ME TY AGBESË, BUZËQESHU”
Të Premten, më 17 Tetor 2014, nga ora 11:00 – 15:00, aksioni do të zhvillohet në tri pika të qytetit të Gjilanit:
1. Shkollat e mesme
2. Xhamia e madhe dhe
3. Teatri i qytetit
“Nxënësit dhe Rinia e Zhegrës, do u jenë shumë mirënjohës të gjithë atyre që sipas vullnetit dhe mundësisë ndihmojnë këtë aksion, njëherë, falënderimet edhe për të gjithë ata që nuk do kenë mundësi të bëhen pjesë e këtij aksioni edhe pse vullneti nuk u mungon, por përkrahja e tyre e sinqertë dhe dashamirëse do çmohej lart” mes tjerash, shtoi i riu Zgjim Avdiu.
***
Xhirollogaria e hapur për kontributdhënësit (si më poshtë), është hapur në emrin e nënës së Agbeses.
Emri dhe mbiemri: Sevdije VESELI
Raiffeisen Bank : 1507001005414041
Costumer ID : 100606942
Edhe SHHeB “Zhegra” me seli në Gjenevë ka shprehur vullnetin të grumbulloj mjete për Agbesën, kështu që, të interesuarit, kontributet mund ti paguaj në xhirollogarinë e shoqatës me theks për Agbesën.
Association Humanitaire et Caritative “Zhegra”
CH-1213 Petit-Lancy
CCP-12-622158-3
IBAN: CH92 0900 0000 1262 2158 3
/2L ONLINE/