Je ti sot apo ay tjetri nesër?!
***
Natën e mirë thuaj
Dhe zhytu në errësirë
Do të gjesh botën e mrekullive
Që në emocion do fundoset
E imagjinar do ngelet vetëm vizioni
Se ndjenja i ngelet besnike trupit
E kërkon llogari për ankthin
E ndodhë të shpërblen me eufori kënaqësie
Gjerë sa fotoni
Prekë bebëzën e syrit
Dhe lindë një ditë përsëri
Në radhë pret rutina kohore
E ti nuk e di
Nëse je ti ay që ishe dje
Apo ay tjetri që është sot!
/Xhelil ARIFI/