Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (27.03.2019 deri më 02.04.2019), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 24 aksidente të trafikut, dy prej tyre fatale, ndërsa janë shqiptuar 947 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 24 aksidente trafiku, nga të cilat 12 me lëndime në njerëz, 10 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime si dhe fatkeqësisht 2 aksidente fatale.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 947 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 38 incidente, ndërsa ka pasur 27 të arrestuar, të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.
/Fotoilustrim/