(2L ONLINE) – Në Rajonin e Gjilanit java është karakterizuar me raste rrahjesh të raportuara nga policia. Sipas Policisë njëri rast është regjistruar në Kllokot e tjetri në Gjilan, raste këto të shoqëruara me lëndime trupore të të involvuarëve.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan duke folur për rasti ne parë tha se ka ndodhur në Kllokot, në Rrugën “Gjilan- Ferizaj”, ku në një parking ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave ku si pasojë njeri ka pësuar lëndime trupore.
“Dyshohet se deri te incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje lidhur me një dëmtim të malit, ky i dyshimti B. S. (1983) kishte akuzuar viktimën e N.A. (1987) se ja kishte prerë malin e tij, e me pas e ka sulmuar fizikisht me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, duke folur për rasti tjetër, zëdhënësi Hashani tha se Policia e Kosovës në stacionin policor në Gjilan, përmes telefonit janë informuar se ka ndodhur një rrahje mes disa personave.
Pas marrjes së informatës njësiti reagues iu ka përgjigjur thirrjes menjëherë dhe ka lokalizuar vendin e ngjarjes, si dhe personat e involvuar në rrahje duke e vënë situatën nën kontroll.
“Viktimës R. H. (1986) iu është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku dhe është ndalur për tretman të mëtutjeshëm në repartin e kirurgjisë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit Kujtim Munishi e cila edhe ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 ore për personin e dyshuar H. F. -1992”, ka thënë Hashani.
Edhe me këtë rast po merret prokuroria. /2L ONLINE/