Gjilan – (2LONLINE) – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (18.3.2015 deri më 24.3.2015), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 14 aksidenteve të trafikut, fatkeqësisht një prej tyre fatal, ku ka pasuar një këmbësor.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 14 aksidente trafiku nga të cilat 6 me lëndime në njerëz dhe 7 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime si dhe një aksident fatal.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 48 incidente të ndryshme, ka pasur 36 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 705 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, kur jemi tek aksidenti fatal zëdhënësi Hashani, ka rikujtuar se aksidenti me fatalitet kishte ndodh në magjistralen Kamenicë-Gjilan, ku si pasojë e këtij aksidenti, ka humb jetën një burrë 55 vjeçar, banor rezident i fshatit Dobërçan. Viktima ka qenë këmbësorë, deri sa është godit nga një veturë në lëvizje”, tha ai.
Hashani po ashtu kishte bërë me dije se ishte arrestuar një i dyshuar për rastin. /2L ONLINE/