(2L ONLINE) – Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, përveç punëve të përditshme rutinë, janë duke realizuar edhe planin operativ “,Java e sigurisë në trafik”, i cili plan po implementohet në komunat Gjilan, Viti, Kamenicë, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ky plan operativ është duke përmbushur detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjes në komunikacionin rrugor.
“Gjatë kësaj periudhe kohore dy javore, Policia e Kosovës në vazhdimësi kanë kryer kontrollime të automjeteve në pika kontrolli, është mbuluar tereni, në bazë të këtij plani me pjesëtarë të policisë së Kosovës në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, pranë semaforëve, vendkalime të këmbësorëve (zebra) vende këto ku simpas analizave paraprake është vërejt se më së shumti haset mosrespektimi i shenjave dhe rregullave të trafikut”, thotë zëdhënësi Hashani
Sipas tij, Policia e Kosovës konformë vendimit 180/2014, me rastin e shqiptimit të kundërvajtjeve në Komunikacionin rrugor, kundërvajtësit si masë e përkohshme i konfiskohet patentë shoferi deri në përmbushjen vullnetare të detyrimit.
Kjo masë e këtij vendimi do të zbatohet deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Komunikacionin rrugor.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi paraprak 139/2014 i konfiskimit të Librezës së qarkullimit të automjetit për vozitësit që kanë shkaktua kundërvajtje në Trafikun rrugor.
Më poshtë i keni të dhënat në mënyrë tabelare me aktivitetet policore gjatë realizimit të këtij plani operativ për periudhën kohore 01-14. Maj 2014.