Në Javën e 16-të, të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll dy klubet gjilanase, që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, u përballen me kundërshtarët e tyre, Drita si vendëse mundi Dukagjinin (2:0), derisa Gjilani, skuadër mysafire, rrëmbeu një pikë nga Prishtina (2:2).
Skuadra e Dritës, nuk di për humbje a barazim tash e sa javë, ajo ka radhitur fitoren e radhës dhe kësaj here ”viktimë”, ishte Dukagjini.
Fitorja e skuadrës së Dritës, i shërben asaj për t’u përforcuar edhe më në kreun e tabelës dhe ruajtjes, përkatësisht shtimit të diferencës në pikë, me skuadrën e dytë, përkatësisht të tretë, e tutje.
Drita, sigurt po hapëron drejt synimit parësor të saj titullit kampion. Ajo si lidere e tabelës së klasifikimit tani ka 37 pikë.
Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, e cila është në kërkim të stabilitetit, të gjetjes së rrugës që do t’i sjellë rezultate pozitive, në këtë javë arriti një barazim që i sjellë asaj një pikë.
Ajo barazoi me skuadrën e Prishtinës, ndonëse e nisi mirë takimin pasi ishte në avantazh, por më pas u ndëshkua dy herë dhe kur u prit të ngelet duarthatë, megjithatë, kësaj radhe, fundi ishte fatlum për skuadrën kuq e bardh, që arriti të shënoi dhe të merr një pikë shumë të rëndësishme.
Gjilani, tani ka 18 pikë, në pozitën e 6-të, por se, a do të qendrojë aty, apo mund të bie më poshtë, varet nga epilogu i takimeve që i kanë skuadrat, e Llapit dhe Ferizajt, që do t’i zhvillojnë ndeshjet e kësaj jave. /2LONLINE/