Xhiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante.
Takimi kryesor do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadrat që edicionin e kaluar ishin përballur në finale të Kupës, “Play-off”-it dhe Superkupës, ku në tri garat triumfuan prishtinasit.
Rahoveci është lider me shtatë fitore dhe një humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje.
Takimi hapës i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet Feronikelit dhe Golden Eagle Ylli, sfidë që zhvillohet në Therandë.
Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizreni që zhvillohet të dielën, me dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe katër humbje.
Superliga – Java 10
E shtunë
17:00 Feronikeli – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci
E diel
17:00 Peja – Ponte Prizreni
19:00 Lipjani – Bashkimi