Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me Ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizurani, për donacion nga Qeveria e Japonisë, në vlerë prej 800,000 Euro, për blerje të pajisjeve mjekësore dhe forcimin e luftimit të pandemisë COVID-19.
Njoftimi i plotë i ministres, Meliza Haradinaj-Stublla:
Nder i veçantë të nënshkruaj bashkë me Ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, z.Akira MIZUTANI, marrëveshjen për donacion nga Qeveria e Japonisë, në vlerë prej 800,000 Euro, për blerje të pajisjeve mjekësore dhe forcimin e luftimit të pandemisë COVID-19.
Kjo nuk është hera e parë që Japonia qëndron pranë nesh, si shtet mik dhe partner strategjik i yni në Azinë Lindore.
Me mirënjohen më të thellë, e falënderova Ambasadorin MIZUTANI, popullin Japonez dhe Qeverinë e Japonisë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, për ndihmën që Japonia ka dhënë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, me fokus të veçantë aspektin ekonomik.