Ylli kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, është vënë në shënjestër të PSG-s. Trajneri i kësaj skuadre, Laurent Blanc, duket se është i interesuar që futbollistin e ri të “Djajve të Kuq” ta shohë në fanellën e skuadrës parisiene në pjesën e dytë të edicionit. Sipas versionit online të gazetës së njohur sportive franceze “L’Equipe”, në shënjestër të trajnerit francez janë Kevin De Bruyne i Wolfsburgut dhe Adnan Januzaj i Machster Unitedit.
Futbollisti kosovar me nënshtetësi belge nuk po gjen hapësirat e duhura në skuadrën e Louis Van Gaalit, prandaj ekzistojnë gjasa të mëdha që ai gjatë janarit të huazohet në ndonjë klub tjetër. Përveç PSG-s për shërbimet e të riut me prejardhje nga Istogu kanë shprehur interesim edhe Interi, Evertoni dhe Real Sociedadi.