Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs e ka përgëzuar Adnan Januzajn që e vazhdoi kontratën me gjigantin anglez. Talenti kosovar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ‘Djajtë e Kuq’, duke i refuzuar kështu ofertat e Manchester Cityt, Juventusit e Bayern Munichut.
Giggs thotë se 18-vjeçari ka vepruar mirë, duke vendos për të qëndruar në ‘Old Trafford’ edhe për disa vite tjera. Sipas uellsianit, kosovari me nënshtetësi belge do të ketë mundësi të zhvillohet edhe më shumë në kampionin aktual të Anglisë.
“Ajo që i kam thënë atij është që të bëjë ashtu siç kam vepruar edhe unë kur isha në ekipin e të rinjve dhe tek rezervistët. Kjo është arsyeja se përse ai është në ekipin e parë. Adnani është një djalosh i shkëlqyeshëm. Ai dëshiron të mësojë. Ai dëshiron të bëhet më i mirë. Adnani synon të zhvillohet. Ai ka talent. Konsideroj se Adnani është në rrugën e duhur dhe në klubin e duhur”, ka theksuar Giggs për ESPN, i cili ka shtuar se Januzaj brenda pak vitesh do të jetë njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në Evropë.