Manchester United ka shpallur kandidatën për futbollistin e muajit tetor. Në mesin e Wayne Rooneyt dhe portierit David De Gea është edhe shqiptari Adnan Januzaj që shpëtoi një ndeshje dhe kontribuoi me lojën e tij në fitore të Manchesterit ndaj Stoke Cityt.
Në përshkrimin për karakteristikat mujore të treshes në fjalë faqja zyrtare e Manchester Unitedit për Adnan Januzajn ka thënë këto fjalë:
Adnan Januzaj nuk do të harrojë asnjëherë tetorin e vitit 2013. Mesfushori 18 vjeçar u bë yll brenda natës pas dy golave të shënuar ndaj Sunderlandit që ia sollën fitoren Manchester Unitedit, ndërsa gjithashtu nënshkroi kontratë të re me ekipin deri në qershor të vitit 2018. Ai u shpallë lojtari i ndeshjes ndaj Southamptonit, ndërsa ditë më pas debutoi edhe në Ligë të Kampionëve në fitoren e Manchesterit ndaj Real Sociedadit.