Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të klasifikuar nga ta si: “lëndim i rëndë trupor”. Në fshatin Shipashnicë e Ulët të Kamenicës, pas një mosmarrëveshje, janë rrahur në mes vete, katër të dyshuar, meshkuj kosovarë.
“Të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur në tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/