Gjilan – (2LONLINE) – Në Komunën e Gjilanit janë mbledhur akterët e shumtë të cilët janë nënshkrues të memorandumit për bashkëpunim kundër dhunës në familje, duke u nisur nga Komuna e Gjilanit, shëndetësia, mirëqenia sociale, Policia e Kosovës, qendra sociale, gjykatat, prokuroritë, OJQ “Liria”, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, dhe akter të tjerë të shumtë e t ë ndryshëm, për t’u njoftuar me zhvillimet më të reja për strategjinë kundër Dhunës në Familje e cila është përgatitur nën koordinimin e nënkryetarit të Komunës, z.Omer Daku me akterët e lartpërmendur. Strategjia në mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë e Financa do të prezantohet dhe prej aty do të shkoj në Kuvend për Miratimin e saj.
Me këtë rast nënkryetari i Komunës, Daku, ka thënë se është një punë shumë e madhe që është bërë bashkërisht me të gjithë akterët, dhe është një nga strategjitë ndoshta me komplete, duke përfshirë edhe detajet më të imëta. Ai tha se falë vizitës që muaj më par kishte një delegacion nga Gjilani në Britaninë e Madhe dhe falë përvojave të marra atje ne sot e kemi një strategji. Ai ka ofruar edhe njëherë angazhimin e pa-rezervë të Komunës së Gjilanit për programin kundër dhunës në familje, sikurse që mbështetje u ka ofruar edhe të gjitha orgnave dhe akterëve të përfshirë në këtë program. Daku poashtu ka prezantuar edhe zyrtaren kundër dhunës në familje, Vjollca Jakupin, që është adresa e organeve tjera të kësaj natyre në raport me Komunën dhe e cila do t’i mbledh të gjitha të dhënat e rasteve të dhunës në familje për ta krijuar një databazë të saktë.
Edhe drejtori i Financave Nuhi Nuhiu, tha se Komuna është e interesuar që strategjia kundër dhunës në familje të jetësohet, pavarësisht kostos. Ai tha se një strategji sikur kjo do të gjej mbështetjen e donatorëve dhe organizatave të tjera. Sipas tij më së miri do të ishte që dhuna në familje të mos ekzistoj fare ose të bëhej një sensibilizim i mjaftueshëm ende pa ndodhur dhuna, por kur ajo ndodh atëherë duhet të merremi domosdo me trajtimin dhe kthimin në normalitet të raporteve mes anëtarëve të familjes.
Nga ana e tij Ian Sumnall ekspert nga Komisioni Evropian, ishte i impresionuar me mbështetjen e këtij programi dhe tha se angazhimi nuk mungon në asnjë moment. Ai ishte i kënaqur me bashkëpunimin e gjerë në këtë memorandum kundër dhunës në familje, duke thënë se një përbërje e njëjtë është edhe në Britanin e Madhe sa i përket përfshirjes se këtyre trupave. Ai ka vlerësuar shumë lart hapin që Komuna ka marrë përsipër nismën për parandalimin e dhunës në familje.
Ndërsa zyrtarja nga policia e Kosovës, qendra sociale dhe OJQ “Liria” kanë dhënë statistikat e rasteve që nga pranimi i informatës, trajtimi, e deri te kthimi përsëri në familje të viktimave.
Një mbështetje dhe kontribut në këtë konferencë të përbashkët ka dhënë edhe përfaqësuesja qendrore e UN WOMEN Flora Macula, e cila ka ofruar në dispozicion për këtë fillim të gjitha praktikat e kësaj qendre. /2lonline/