/2L ONLINE/ – Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Viti, përmes një konference për shtyp ka bërë të njohur ecurinë e përgatitjeve rreth organizmit të festivalin të fotografisë “Pimi Photography 2016” që mbahet nga data 22 deri 26 nëntor.
Drejtoresha e Kulturës Kaltrina Sylejmani, ka theksuar se ky është edicioni i dytë i organizimit të këtij festivali dhe veçantia e tij është sivjet që ka shtim të aktiviteteve në krahasim me vitin e kaluar.
Ajo ka falënderuar edhe gjithë ata që kanë mbështetur organizimin, duke potencuar kontributin e bizneseve që e kanë ndihmuar këtë festival. “Falënderoj ideatorin edhe ideatorin e këtij festivali të profesorin Fahredin Spahija, i cili ka bërë që të kemi ne si Viti, një festival i cili është i vetmi në Kosovë, por edhe kryetarin e komunës që na ka mbeshtet. Andaj edhe publikisht e them se synojmë që ky festival, vitin e ardhshëm të ketë karakter ndërkombëtar”, ka thënë drejtoresha Sylejmani.
Ndërsa, drejtori i Festivalit “Pimi Photography” prof.Fahredin Spahija, ka thënë se ky event që mbahet në nderim të artistit vitias të fotografisë Shqiprim Hyseni, me sukses po arrin të zgjerohet.
“Vitin e kaluar kishim një aktivitet ku është mbajtur ekspozita, kurse sivjet kemi pesë aktivitete. Do të nisim me ekspozitën “Po vijnë”, [për të vazhduar me punëtorinë tre ditore në Debellde, ku do të marrin pjesë 30 fotografë të rinj. Është nderë për festivalin e sivjetëm që në punëtorit do ti udhëheqin fotografët e mirënjohur si Osman Demiri, Artan Humolli dhe Arian Fejzullahu”, tha Spahija.
Ai ka njoftuar se festivali ka karakter garues dhe do të ketë edhe përzgjedhje të fotografisë më të mirë në ekspozitë dhe nga tri punëtoritë që zhvillohen në Debellde./2L ONLINE/