(2LONLINE) – Amir Jakupi, nga OJQ Fortesa, monitorues në projektin që menaxhohet nga KDI-ja, ka bërë apel në drejtim të institucioneve komunale, që ethet zgjedhore të mos e zbehin funksionimin e administratës komunale dhe përpjekjet e saj për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.
“Të mos përsëriten praktikat e mandateve të kaluara, ku pothuaj e tërë administrata përfshihej në procesin zgjedhor, disa me vullnet e të tjerë nën presion. Zgjedhjet nacionale nuk duhet ta çrregullojnë funksionimin e institucioneve komunale dhe nuk duhet të krijojnë ngecje artificiale në kryerjen e obligimeve dhe detyrave nga shërbyesit civilë”, ka thënë Jakupi.
Ai ka kërkuar nga partitë që e qeverisin Kamenicën, të mos shfrytëzojnë asetet publike e as burimet njerëzore për qëllime të fushatës elektorale.
“Administrata Komunale, punonjësit arsimorë dhe ata të shëndetësisë, duhet të punojnë të qetë, pa presione e të mos përfshihen në ethe zgjedhore. Kujdes të veçantë duhet të kihet në msopërfshirjen e nxënësve në tubime elektorale”, është shprehur Amir Jakupi, monitorues nga “Fortesa” & KDI. /2lonline/