Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jakobson ka takuar sot liderët e partive politike të Kosovës në prag të zgjedhjeve komunalet të 3 nëntorit. Lajmi për Radio Kosovën është konfirmuar nga zyrtarët e ambasadës.
“Ambasada amerikane konfirmon se ambasadorja Jakobson ka zhvilluar një takim me liderët e partive politike të Kosovës në vazhdën e përpjekjeve për të përkrahur zgjedhjet pa mashtrime dhe kërcënime, të cilat duhet t’i plotësojnë standardet evropiane”, thuhet në tekstin e konfirmimit zyrtar të Ambasadës për Radio Kosovën.