Në bazë të kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga edhe sot do të vazhdojë konsultimet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike si dhe me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Jahjaga ka takuar mbrëmë përfaqësuesit e shumicës së partive, ndërsa konsultimet do të vazhdojnë edhe sot.