Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi sot në New York Drejtoreshën e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), zonjën Irina Bokova, me të cilën diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.