Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për emisionin Rubikon të KTV’së, ka deklaruar se nuk do të lejohet assesi bartja e shamive në shkollat publike.
“Kjo nuk lejohet dhe nuk do të lejohet sepse Republika e Kosovës është shtet laik”, ka thënë ajo, duke folur për shkollat publike dhe për vajzat nën moshën 16-vjeçe.
“Nuk do të lejohet bartja e shamisë”, ka insistuar ajo.