Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Kongresit të 11 Ndërkombëtar të Vjenës. Pjesëmarrës të Kongresit Ndërkombëtar të Vjenës janë politikanë, diplomatë, ekspertë të fushës së ekonomisë, nobelistë të njohur ndërkombëtarë dhe personalitete të njohura botërore.
Presidentja Jahjaga, do të mbajë një fjalë në temën “Vizioni për Evropën” ku do të përqendrohet në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjithë rajonit të Evropës Juglindore si dhe në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.