Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashin, me të cilin bisedoi për përgatitjet e Prokurorisë së shtetit për procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend.
Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e gatishmërisë së të gjitha institucioneve përgjegjëse për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, të lirë dhe demokratik zgjedhor në Kosovë, që do të ndihmojë vendin në proceset integruese të tij. Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, e njoftoi presidenten për përgatitjet që po bën Prokuroria e shtetit për të pasur një proces të lirë zgjedhor dhe gjithashtu edhe me bashkërendimin e punëve me të gjithë mekanizmat e tjerë të mandatuar për organizmin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Gjatë ditës, Presidentja Jahjaga ka takuar edhe kryetarin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmanin, i cili e njoftoi Presidenten për të gjitha përgatitjet që po bëhen për të pasur një proces sa më të rregullt zgjedhor