Me ceremoni festive në kampin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari”, u shënua dita e themelimit të Forcës së Kosovës. Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga, tha se është nder të jetë e pranishme në shënimin e ditës së Forcës së Kosovës në një ditë, siç u shpreh Jahjaga të jashtëzakonshme për ta, TRANSMETON rtk>
“Këtë vit festimi i të arriturave të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë dimension të ri me një trajtë konkrete të suksesit të zyrtarizuar”, theksoi ajo, duke shtuar se ky është një hap i rëndësishëm në trasimin e rrugës së FSK-së drejt integrimit euroatlantik.