Gjatë qëndrimit në Pejë, me ç’rast ka vizituar Qendrën e turizmit dhe Patrikanën e Pejës, në kuadër të projektit për zhvillimin e trashëgimisë, kreu i shtetit Atifete Jahjaga, e pyetur nga gazetarët, për ngërçin politik dhe rolin e presidentes në këtë proces, ajo ka deklaruar edhe për TV “Dukagjini” se zgjidhja e këtij procesi gjendet në Kuvendin e Kosovës, porse sikur deri më tash as në këtë rast roli i presidentit nuk do të mungojë aty ku do të jetë e nevojshme.
“Unë deri më tash si gjithmonë kam ushtruar rolin tim kushtetues dhe ligjor. Unë inkurajojë deputetët e Parlamentit të gjejnë zgjidhje, zgjidhja është brenda Kuvendit të Kosovës. Unë do të veprojë dhe intervenojë, siç kam vepruar gjithmonë, në momentin kur kërkohet intervenimi i Presidentes së vendit. Ftoj edhe njëherë deputetët dhe subjektet politike të veprojnë dhe gjejnë zgjidhje brenda Kuvendit dhe veprimet e tyre ashtu siç e kërkon Kushtetuta, vendimi i Gjykatës si dhe siç e meriton vet ky proces”, ka thënë Jahjaga për TV ‘Dukagjini’-n dhe mediat e pranishme në Pejë.