Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi në raportimin e saj vjetorë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se do të angazhohet fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, dhe në çrrënjosjen e të gjitha dukurive negative.
Presidentja në raportimin e saj ka deklaruar se Kosova vazhdon të punojë shumë për integrimin në Bashkimin Evropian. “Si synim kemi anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, njëherit në BE, NATO, dhe të gjitha mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, pasi që kjo është e ardhmja jonë. Integrimi në BE është i mundur dhe do të arrihet”, tha Jahjaga.
Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Jahjaga tha se ka edhe shumë sfida që mbesin për tu zbatuar. Si lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi dhe sundimi i rendit dhe ligjit.
Përfundimin me sukses të zgjedhjeve dhe integrimin e serbeve në Kosovë, Jahjaga e vlerësoi si rrugë drejt integrimit evropian. Më tutje, ajo tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të bëhet me një marrëveshje të paqes mes dy vendeve.
“Ta shohim marrëveshjen si një mënyrë për të ecur përpara, duke hapur një dritare të re. Zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet, kapitull për kapitull dhe hap pas hapi. Duam sukses të marrëveshjes, pasi që nënkupton sukses për të gjithë rajonin. Marrëveshja, kërkojmë që të shërbejë si kushtëzim evropian për Serbinë. Kemi përgjegjësi ta ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë, duke mundësuar integrimin e gjithë qytetarëve pa dallim. Çdo gjë që garantohet me kuyshtutë do të zbatohet”, ka theksuar presidentja.
Në fjalimin saj Jahjaga përmendi edhe për ekstremizmin në Kosovë, cili nuk duhet të zë vend. Presidentja u zotua për zhvillim ekonomik dhe bëri thirrje për rezultate të prekshme ndaj luftës kundër krimit dhe korrupcionit.
Ndërkaq sa i përket ikjes së shumë të rinjëve jashtë Kosovës ajo tha : ”Nuk duam të shohim se si të rinjtë tanë po ikin nga Kosova, një qytetarë më shumë do të doja të qëndrojë në vend, për ta ndihmuar Kosovën të shkojë përpara. Qindra investime të mëdha e të vogla e atyre të huaja, janë varur dhe varen nga mundësia dhe vullneti. E ardhmja është në duart tona, që rrënjësisht ta transformojmë Kosovën”, tha Jahjaga.
Ne duhet ta ruajmë karakterin laik të shtetit tonë. Nuk kërkojmë të ndryshojë bindja e fesë ndaj askujt. ”Kosova nuk ka qenë asnjëherë vatër e krizave fetare. Ne jemi shtet edhe i muslimanëve edhe i katolikëve edhe i gjithë besimeve të tjera, si dhe e jo besimtarëve, jemi shtet qytatar”, deklaroi Jahjaga.